1.

Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,

2.

Dhe të nxjerrë toka atë që ka në mbrendinë e saj (barrën nga brenda),

3.

Dhe njeriu të thotë: “ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”

4.

Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,

5.

Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.

6.

Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.

7.

E kushe punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.

8.

Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.