1. |
Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë, |
2. |
I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra, |
3. |
Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta. |
4. |
Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti. |
5. |
E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë. |
6. |
Ska dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tilët janë krijesa më e dëmshme. |
7. |
Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme. |
8. |
Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur frikën Zotit të vet. |