97. Kadr

1.

Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit.

2.

E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?

3.

Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!

4.

Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.

5.

Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.