96. ‘Alek

1.

Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.

2.

Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.

3.

Lexo për Zotin tënd Bujar!

4.

Është Ai që ua mësoi pendën.

5.

Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

6.

Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufintë,

7.

Për shkak se e ndien veten të pavarur.

8.

Po kthimi është vetëm te Zoti yt.

9.

A më tregon atë që pengon,

10.

një rob kur ai falet?

11.

ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?

12.

Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.

13.

A më trego nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?

14.

A nuk e di ai se All-llahu e sheh?

15.

Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.

16.

Floku rrenacak, mëkatar.

17.

E ai le t’i thërret ata të vetët.

18.

Ne do t’i thërrasim zebanitë.

19.

Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.