95. Tin

1.

Pasha fikun dhe ullirin!

2.

Dhe (kodrën) Turi Sina-en!

3.

Dhe këtë qytet të sigurisë!

4.

Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.

5.

Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.

6.

Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.

7.

E pas gjithë kësaj, çtë shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?

8.

A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?