93. Duha

1.

Pasha paraditën!

2.

Pasha natën kur shtrinë errësirën!

3.

Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.

4.

Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.

5.

E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh.

6.

A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).

7.

Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë.

8.

dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.

9.

Pra, mos e përul jetimin!

10.

As lypësin mos e përzë!

11.

E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!