1. |
Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! |
2. |
Pasha ditën kur ajo shkrepëtin! |
3. |
Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën! |
4. |
Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë. |
5. |
E sa i përket atij që jep dhe ruhet, |
6. |
Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, |
7. |
Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën. |
8. |
E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), |
9. |
Dhe që mohon atë më të mirën, |
10. |
Ne do ta përgatisim për më të vështirën. |
11. |
E pasuria e tij nuk do ti bëjë dobi, kur ai të zhduket. |
12. |
Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë. |
13. |
Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo. |
14. |
Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort. |
15. |
Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri. |
16. |
I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps. |
17. |
Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij. |
18. |
Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet, |
19. |
E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë. |
20. |
Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit, |
21. |
Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi! |