90. Beled

1.

Betohem në këtë qytet!

2.

E ti je që gjendesh në këtë qytet!

3.

Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!

4.

Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.

5.

A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?

6.

E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”

7.

A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?

8.

A nuk i dhamë Ne atij dy sy?

9.

Edhe gjuhë e dy buzë?

10.

Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.

11.

E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë – qafëmalit).

12.

E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?

13.

Është lirimi i një skllavi,

14.

Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:

15.

Ndonjë jetimi që është i afërt,

16.

Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.

17.

E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë).

18.

Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.

19.

Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës.

20.

Kundër tyre është zjarri i mbyllur.