1. |
Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij. |
2. |
E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre. |
3. |
Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin. |
4. |
Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme. |
5. |
(Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur. |
6. |
Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti veron me lejen e Zotit) sikur me qenë se shtyheshin në vdekje të sigurt. |
7. |
Përkujtoni kur All-llahu ju premtoi njerën prej dy grupeve se është juaja, e ju dëshironit tju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën, e të zhdukë në themel mbeturinën e mohusve. |
8. |
Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët. |
9. |
Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: Unë do tju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi). |
10. |
All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër (tu japë myzhde) dhe për ti forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë. |
11. |
Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për tju pastruar me të, largoi prej jush shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe tju përforcoj me të (me shi) këmbët tuaja. |
12. |
Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj). |
13. |
Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarn e Tj, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë. |
14. |
Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit. |
15. |
O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan,mos ua ktheni shpinën. |
16. |
Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose përtiu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është Xhehennemi. E ai është përfundim i kq. |
17. |
Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për ti shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di. |
18. |
Ja kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e mohusve (kufarëve). |
19. |
Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja, ku e keni fitorën, po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do tju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët. |
20. |
O ju që besuat, respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju dëgjoni. |
21. |
Dhe mos u bëni si ata që thanë: Dëgjuam, por nuk dëgjojnë. |
22. |
Vërtet gjallesat më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit,memecët,të cilët nuk logjikojnë. |
23. |
Sikur të dinte All-llahu për ndonjë të mirë prej tyre, do ti bënte të dëgjojnë, po edhe sikur ti bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin të shtrembër. |
24. |
O ju që besuat, përgjigjuni All-llahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jetëson (ju ngjall), dhe dijeni se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai do të tuboheni! |
25. |
Ruajuni nga sprovimi (fitneja) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori vetëm prej jush, dhe ta dini se All-llahu është Ndëshkues i Rreptë. |
26. |
Përkujtoni kur ishit pakicë e të dobët në tokë, të frikësuar se do tju rrëmbejnë njerëzit, e Ai ju mundësoi vend të dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira, që të jeni mirënjohës. |
27. |
O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, që të tradhëtoni amanetet tuaja, ndërsa ju e dini. |
28. |
Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh. |
29. |
O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do tua mbulojë të këqiat, do tua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh. |
30. |
Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë). |
31. |
E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kurani), thonin: Kemi dëgjuar (këso fjalësh) dhe sikur të donim edhe ne do të thonim diçka të ngjajshme me këtëdhe se ky nuk është gjë tjetër pos mit i lashtë. |
32. |
Dhe (përkujto) kur thanë: O All-llah! nëse është ky (Kurani) vërtet prej Teje, lësho gur nga qielli kundër nesh, ose sillna ndonjë dënim të idhët. |
33. |
Po All-llahu nuk do ti dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do ti dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë). |
34. |
çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarët e saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di. |
35. |
Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçëse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane dënimin për shkak se mohonit. |
36. |
Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në Xhehennem. |
37. |
(Kjo masë) Që ta dallaojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të këqinjët njëri mbi tjetrin, ti hedhë në Xhehennem. E të tillët janë më të dëshpruarit. |
38. |
Thuaju atyre që nnuk besuan nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do tu falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), izbatuar ndaj të parëve ëhtë i ditur (edhe ju do tju zë). |
39. |
Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë. |
40. |
Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai. |
41. |
Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimëve, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni besuar All-llahun, dhe atë, (Kuranin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallaua e vërteta nga e shtrembëra), ditën e konfrontimit të dy grupeve. All-llahu është i fuqishëm për çdo gjë. |
42. |
Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju ishit kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karavani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por All-llahu ishte Ai që zbatojë çeshtjen e kryer tanimë, e të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe të bëjë të jetojë me argumentet atë që jetoi. All-llahu vërtet dëgjon e di. |
43. |
Dhe (përkujto) kur All-llahu ti dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur ti dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindehsit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se çmbajnë kraharorët (zemrat). |
44. |
Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për të zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve. |
45. |
O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun që të arrini fitoren e dëshiruar. |
46. |
Dhe respektone All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit. |
47. |
Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për ti parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund ti shpëtojnë me atë veprim të tyre. |
48. |
Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe tha: Ska kush që mund tiu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës Juaji! E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër. |
49. |
Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (skanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, ska dyshim, se All-llahu është mgadhnjyes i urtë. |
50. |
Sikur ti kishe parë engjëjt kur ua marrë shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): Shijoni dënimin e djegjes! |
51. |
Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij. |
52. |
Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i skatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër. |
53. |
Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruer një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë). |
54. |
Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre. |
55. |
Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë; |
56. |
Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do të ndihmojnë idhujtarët) e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre. |
57. |
Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti ata (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që janë pas tyre, në mënyrë që të marrin mësim. |
58. |
Nëse ti e tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua dh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njejtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi). |
59. |
Dhe, ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (zotin)që i ndjek. |
60. |
E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do tju konpenzohet dhe nuk do tju bëhet padrejtë. |
61. |
Në qoftë se ata, anojnë kah paqja ano edhe ti kah ajo, e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di. |
62. |
Po nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton All-llahu. Ai është që të fuqizojë ty me ndihmën e vet dhe me besimtarët. |
63. |
Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë ata që është në tokë, nuk do të mund ti bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë. |
64. |
O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty. |
65. |
O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush jaë të durueshëm, (trima të fqishëm), do ti mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do ti mundni njëmijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kptojnë (pse luftojnë). |
66. |
All-llahu ju bëri lehtësim tash duke ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqinnd, e nëse prej jush janë njëmijë, me ndimën e Zotit do ti mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm. |
67. |
Për asnjë pejgamber nuk ke qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllimpërjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë. |
68. |
Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk qëllon), juve do tju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët. |
69. |
Pra, (është e lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron. |
70. |
O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai u jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh. |
71. |
E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan) e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhnjesh ndaj tyre. Alahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij. |
72. |
Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e tyre në rrugën e All-llahut, dhe që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por që nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta deri sa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherëjeni të obliguar tu ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund tu ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni. |
73. |
Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë. |
74. |
Po at që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falje (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme. |
75. |
Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njejtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët). All-llahu di në hollësi për çdo send. |