1. |
Pasha agimin! |
2. |
Pasha dhjetë netët! |
3. |
Pasha çiftin dhe pasha tekun! |
4. |
Pasha natën që shkon! |
5. |
A janë këto betime për të mençurin? |
6. |
A nuk e i ti se çbëri Zoti yt me Ad-in? |
7. |
Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? |
8. |
Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë! |
9. |
Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura), |
10. |
Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)! |
11. |
Të cilët e tepruan me krime në tokë. |
12. |
Dhe në të shtuan shkatërrimin. |
13. |
E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. |
14. |
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë). |
15. |
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: Zoti im më ka nderuar! |
16. |
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: Zoti im më ka nënçmuar! |
17. |
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun, |
18. |
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin, |
19. |
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë). |
20. |
Dhe pasurinë e doni së tepërmi. |
21. |
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm! |
22. |
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë! |
23. |
Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e çdobi i bën atij përkujtimi? |
24. |
Thotë: O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time! |
25. |
Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush. |
26. |
Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush. |
27. |
O shpirt i qetësuar! |
28. |
Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)! |
29. |
Hyr mes robërve të Mi! |
30. |
Dhe hyr në Xhennetin Tim! |