1. |
A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)? |
2. |
Atë ditë sheh fytyra të përulura, |
3. |
Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi). |
4. |
Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort, |
5. |
U jepet të pijnë prej një kroi të valë. |
6. |
Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese. |
7. |
Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri. |
8. |
Atë ditë dheh fytyra të ndritshme, |
9. |
Të kënaqura për veprimet e veta, |
10. |
Në Xhennet të shkallës së lartë, |
11. |
Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme, |
12. |
Aty ka kroje që rrjedhin, |
13. |
Aty kanë shtretër të lartë, |
14. |
Dhe gastare të vëna pranë, |
15. |
Edhe jastekë të renduar për mbështetje, |
16. |
Edhe qilima të shtruar. |
17. |
A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar? |
18. |
Edhe qiellin se si është ngritur lart! |
19. |
Edhe kodrat se si janë venduar! |
20. |
Edhe tokën se si është shtruar! |
21. |
E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues, |
22. |
Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues! |
23. |
Përveç atij zbrapset e nuk beson, |
24. |
All-llahu atë me vuajtje e dënon. |
25. |
Vetëm te Ne kthimin e kanë. |
26. |
Dhe vetëm detyrë Jona është llogaira e tyre. |