1. |
Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë! |
2. |
I cili krijoi dhe përsosi, |
3. |
Dhe i cili përcaktoi e orientoi, |
4. |
Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës; |
5. |
E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë. |
6. |
Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kuranin). |
7. |
Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën. |
8. |
Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën. |
9. |
Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi. |
10. |
Do të këshillohet ai që ka frikë, |
11. |
Ndërsa do të shmanget më i keqi, |
12. |
I cili do të hyjë në zjarrin e madh. |
13. |
Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë. |
14. |
Ka shpëtuar ai që është patruar. |
15. |
Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet. |
16. |
Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë, |
17. |
Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm. |
18. |
Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta: |
19. |
në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait. |