1. |
Të mjerët ata që masin e peshojnë. |
2. |
Ata që kur matin prej njerëzve prej njerëzve, për vete e plotësojnë, |
3. |
E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu. |
4. |
A nuk e donë të tillët se kanë për tu ringjallur? |
5. |
Në një ditë të madhe, |
6. |
Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve. |
7. |
Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme). |
8. |
E, ku e di ti se çështë sixhini? |
9. |
Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut). |
10. |
Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët. |
11. |
Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë. |
12. |
E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija. |
13. |
E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thonë: Legjenda të të parëve! |
14. |
Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan. |
15. |
Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre. |
16. |
Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem. |
17. |
Dhe do tu thuhet: Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar! |
18. |
Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë! |
19. |
E ku e di ti se çka është Ilijunë? |
20. |
Është një llibër i qendisur qartë. |
21. |
Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të të afërmit. |
22. |
E ska dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (Xhennet). |
23. |
Të mbështetur në kolltukë vështrojnë. |
24. |
Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve. |
25. |
U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura. |
26. |
Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën. |
27. |
Dhe përzierja e asaj pije është në tensim (uji më i mirë). |
28. |
Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit. |
29. |
Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. |
30. |
Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. |
31. |
E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur. |
32. |
Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) janë të humbur! |
33. |
Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve). |
34. |
E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. |
35. |
Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar. |
36. |
A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po) |