1. |
Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)! |
2. |
Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim! |
3. |
Dhe ata që notojnë me shpejtësi! |
4. |
Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë! |
5. |
Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë! |
6. |
Ditën që vrullshëm bëhet dridhja. |
7. |
Që pas saj pason tjetra. |
8. |
Atë ditë zemrat janë të tronditura. |
9. |
Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara). |
10. |
Ata (idhujtarët në dynja) thonë: A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi? |
11. |
A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur? |
12. |
Ata thanë: Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne! |
13. |
Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje). |
14. |
Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës. |
15. |
A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait? |
16. |
Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina). |
17. |
Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar. |
18. |
Dhe thuaj: E ke ndër mend të pastrohesh? |
19. |
Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti tia keshë frikën Atij! |
20. |
Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe. |
21. |
Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi. |
22. |
Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë. |
23. |
I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim. |
24. |
E u tha: Unë jam zoti juaj më i lartë! |
25. |
Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. |
26. |
Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet. |
27. |
A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! |
28. |
Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë. |
29. |
Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. |
30. |
E pastaj tokën e sheshoi. |
31. |
Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj. |
32. |
Kurse kodrat ia përforcoi. |
33. |
Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja. |
34. |
E kur të vijë vala e madhe (kijameti), |
35. |
Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. |
36. |
E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. |
37. |
E për sa u përket atij që ka tepruar. |
38. |
Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, |
39. |
Xhehennemi do të jetë vendi i tij. |
40. |
E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, |
41. |
Xhenneti është vendi i tij. |
42. |
Ty të pyesin për kijametin: Kur do të ndodhë ai?! |
43. |
Po, në çfarë gjendje je ti tua përkutosh atë? |
44. |
Vetëm te Zoti yt është dijenia për të. |
45. |
Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij. |
46. |
Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do tu duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. |