1. |
Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetri? |
2. |
Për lajmin e madh e tronditës. |
3. |
Në të cilin ata janë në kundërshti. |
4. |
Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë! |
5. |
Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë! |
6. |
A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë), |
7. |
Ndërsa kodrat shtylla? |
8. |
Dhe Ne u krijuam juve në çifte. |
9. |
Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim. |
10. |
Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet). |
11. |
Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim. |
12. |
Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë. |
13. |
Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron. |
14. |
Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh. |
15. |
Që me të të rrisim drithëra e bimë. |
16. |
Edhe kopshte të dendura palë mbi palë. |
17. |
Ska dyshim se dita e gjykimit është caktuar. |
18. |
Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe. |
19. |
Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer. |
20. |
Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh). |
21. |
E Xhehennemi është në pritë (në pusi). |
22. |
Është vendstrehim i arrogantëve. |
23. |
Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim). |
24. |
Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije. |
25. |
Përveç ujë të valë e kalbësirë. |
26. |
Si ndëshkim i merituar. |
27. |
Ata ishin që nuk pritnin se do të jepin llogari. |
28. |
Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan më këmbëngulje. |
29. |
Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë. |
30. |
E ju pra, vuani, se Ne nuk do tu shtojmë tjetër vetëm se vuajtje. |
31. |
Ska dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha. |
32. |
Kopshte e vreshta rrushi. |
33. |
Edhe vasha të një moshe. |
34. |
Edhe gota të mbushura plot verë. |
35. |
Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra. |
36. |
Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt. |
37. |
Zoti i qiejve e i tokës, dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë ti bëjnë vërejtje. |
38. |
Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën. |
39. |
Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet. |
40. |
Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe”! |