1. |
Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)! |
2. |
Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë. |
3. |
Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë. |
4. |
Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta). |
5. |
Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët). |
6. |
Si arsyetim ose si vërejtje. |
7. |
Ska dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër. |
8. |
Kur yjet të shuhen. |
9. |
Dhe kur qielli të hapet, |
10. |
Dhe kur kodrat të copëtohen, |
11. |
Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha? |
12. |
E për cilën ditë atyre u është caktuar koha? |
13. |
Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja). |
14. |
E ku e di ti se çka është dita e gjykimit? |
15. |
Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan. |
16. |
A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm? |
17. |
Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm. |
18. |
Ne ashtu bëjmë me kriminelët. |
19. |
Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan. |
20. |
A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët? |
21. |
Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt. |
22. |
Për deri në një kohë të caktuar. |
23. |
Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi! |
24. |
Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë. |
25. |
A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban, |
26. |
Të gjallë dhe të vdekur? |
27. |
Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen. |
28. |
Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan,. |
29. |
(u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë. |
30. |
Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime. |
31. |
Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës. |
32. |
Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë. |
33. |
E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta). |
34. |
Atë ditë është shkatërrim për mohuesit. |
35. |
Kjo është një ditë që ata nuk flasin. |
36. |
Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen. |
37. |
Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan! |
38. |
Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit. |
39. |
Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira! |
40. |
Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan. |
41. |
Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve, |
42. |
Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë. |
43. |
Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar. |
44. |
Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit. |
45. |
Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit. |
46. |
Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë. |
47. |
Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit. |
48. |
Dhe kur atyre u thuhej: Përkuluni!, ata nuk përkuleshin. |
49. |
Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan. |
50. |
Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kuranit) i besojnë? |