1. |
Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur. |
2. |
Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. |
3. |
Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës. |
4. |
Ne për jobesimtërët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr. |
5. |
Ska dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik). |
6. |
Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan. |
7. |
Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha. |
8. |
Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër. |
9. |
Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. |
10. |
Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është sshumë vështirë. |
11. |
Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. |
12. |
Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi. |
13. |
Aty janë të mbështetur në koltukë dh aty nk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. |
14. |
Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qaur shumë afër. |
15. |
Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme. |
16. |
Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla). |
17. |
Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike). |
18. |
(nga) burimi aty që queht selsebil (i lehtë në të pimë). |
19. |
Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur ti kundrosh të duken si margairtarë të dërdhur. |
20. |
Dhe kur të shikosh sty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pauri) të madh. |
21. |
Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stoliur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre ujep të pijnë pije të pastër. |
22. |
Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm. |
23. |
Ne të shpallëm ty Kuranin në intervale (pjesë-pjesë). |
24. |
Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë. |
25. |
Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje. |
26. |
Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë. |
27. |
Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret. |
28. |
Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata. |
29. |
Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij. |
30. |
Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë. |
31. |
Ai atë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm. |