1. |
Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti). |
2. |
çështë kijameti? |
3. |
çka të mësoi ty se çështë kijameti? |
4. |
Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin). |
5. |
Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme. |
6. |
Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme. |
7. |
Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara. |
8. |
A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur? |
9. |
Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara. |
10. |
Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm). |
11. |
Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije. |
12. |
Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues. |
13. |
E kur të fryhet në surë një e fryeme. |
14. |
Dhe të ngrihen toka e kodrat e ti mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur. |
15. |
Në aë kohë ndodh e vërteta (kijameti). |
16. |
E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur. |
17. |
Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd. |
18. |
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji. |
19. |
Kujt ti jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: O ju, qe, lexonie librin tim! |
20. |
Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. |
21. |
Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. |
22. |
Në një Xhennet të lartë. |
23. |
Pemët e tij i ka krejt afër. |
24. |
(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë. |
25. |
Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. |
26. |
Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime. |
27. |
Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. |
28. |
Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. |
29. |
U hoq prej meje çdo kompetencë imja. |
30. |
U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat! |
31. |
Pastaj atë shtinie në Xhehennem. . . |
32. |
Mandej, lidhne atë me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë. |
33. |
Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar. |
34. |
Ai nuk nxiste për ti ushqyer të varfërit. |
35. |
Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik. |
36. |
As ushqim tjetër përveç të të shplarave. |
37. |
Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve. |
38. |
Pra Unë betohem në atë që e shihni! |
39. |
Edhe në atë që nuk e shihni! |
40. |
Se me të vërtetë ai (Kurani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm. |
41. |
Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni. |
42. |
Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni. |
43. |
Është zbritje prej Zotit të botëve! |
44. |
Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë! |
45. |
Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë. |
46. |
E pastaj do tia këputnim atij arterien e zemrës. |
47. |
Askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. |
48. |
Ai (kurani) është këshillë për të ruajturit. |
49. |
Ska dyshim se Ne dijmë që prej jush ka qe e përgënjeshtrojnë. |
50. |
Ai (Kurani) njëmend do të jetë dëshprim për jobesimtarët. |
51. |
Ai është e vërtetë bindëse! |
52. |
Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar! |