1. |
Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë! |
2. |
Ti, me dhuratën pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur! |
3. |
Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë! |
4. |
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali! |
5. |
Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin. |
6. |
Se cili prej jush është i çmendur? |
7. |
Ska dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit. |
8. |
Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët! |
9. |
Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka. |
10. |
Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! |
11. |
që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz. |
12. |
Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë, |
13. |
që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba). |
14. |
(Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem! |
15. |
Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: Legjenda të të parëve! |
16. |
Ne do ti dëmkosim atë në turi (në hundë). |
17. |
Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim. |
18. |
E nuk thanë (kur u betuan): Në dashtë All-llahu – inshaell -llahu! |
19. |
E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt. |
20. |
Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë. |
21. |
Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin. |
22. |
Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni ti vilni! |
23. |
Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete ( të mos i dëgjojnë kush). |
24. |
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër. |
25. |
Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre. |
26. |
E kur e panë atë, thanë: Ska dyshim, ne kemi humbur (rrugën). |
27. |
Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të! |
28. |
Ai me maturi prej tyre tha: A nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin? |
29. |
Atëherë ata thanë: I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë |
30. |
Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin. |
31. |
Thanë: Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës! |
32. |
Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën. |
33. |
Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë. |
34. |
Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme. |
35. |
A do ti bëjmë krminelët të barabartë me mylimanët? |
36. |
çështë me ju, si gjykoni ashtu? |
37. |
A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni? |
38. |
E ju do të keni atje çka të dëshironi? |
39. |
Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi? |
40. |
Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë? |
41. |
Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le ti sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën? |
42. |
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çshtja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën. |
43. |
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata – talleshin). |
44. |
Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kuran. Ne do ti afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin. |
45. |
Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im ëstë shumë i fortë. |
46. |
A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet? |
47. |
A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu trumbetojnë (se janë të mirë)? |
48. |
Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur. |
49. |
Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar. |
50. |
Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve. |
51. |
E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kuranin, e (nga inati) thanë: Ai është i marrë! |
52. |
Po ai (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve). |