1. |
I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. |
2. |
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për tju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi. |
3. |
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? |
4. |
Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur. |
5. |
Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata ikemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh. |
6. |
Dënimi në Xhehennem është edhe për ata që nuk besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai! |
7. |
Kur të hidhen në të, ata do tia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon. |
8. |
Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)? |
9. |
Ata thonë: Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nukjeni tjetër vetëm se në një humbje të nadhe! |
10. |
Dhe thonë: Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit. |
11. |
Pra, i pranojmë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës. |
12. |
Ata, që pa parë i frikësoheshin Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh. |
13. |
E, ju fshihnie ose thhonie fjalën tuaj haptas; Ai ska dyshim se e di çka fshehni në zemrat tuaja. |
14. |
A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njh hollësitë. |
15. |
Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja. |
16. |
A u garantuat j prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet. |
17. |
A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! |
18. |
Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im? |
19. |
A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di. |
20. |
Kush është ajo ushtëri juaja që do tju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh. |
21. |
Kush është ai që ju ushqen, po që se Ai ua ndërpret furnizi,im e vet? Jo,askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie. |
22. |
A është më i udhëzyar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë? |
23. |
Thuaj: Ai është q ju krijoi, ju dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po falënderoni |
24. |
Thuaj: Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni! |
25. |
E, ata po thonë: Kur do të sëndertohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë? |
26. |
. Thuaj: Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam një qortues që ju bën me dije! |
27. |
Kur ta shohin atë (Xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohendhe u thuhet: Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejt! |
28. |
Thuaj: Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do ti mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm? |
29. |
Thuaj: Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetë te Ai jemi mbështetur, kurse ju do takuptoni se kush njëmend është ai i humburi! |
30. |
Thuaj: Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do tju sjell ujë mbitokësor (burimor)? |