1. |
E kur të ngjajë ndodhia (kijameti). |
2. |
Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë. |
3. |
Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart). |
4. |
(ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. |
5. |
E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi. |
6. |
E bëhen pluhur i shpërndarë. |
7. |
Dhe ju të ndaheni në tri grupe. |
8. |
E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se? |
9. |
Po të majtit, kush janë ata të majtit? |
10. |
Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). |
11. |
Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti). |
12. |
Janë në Xhennetet e begatshme. |
13. |
(ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve. |
14. |
E janë pak prej të mëvonshmëve. |
15. |
Janë në shtretër të qendisur me ar. |
16. |
Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. |
17. |
Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. |
18. |
Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. |
19. |
Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen. |
20. |
Edhe pemë sipas dëshirës së tyre. |
21. |
Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. |
22. |
Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha. |
23. |
Si të ishim inxhi të ruajtura. |
24. |
Shpërblim për atë, që ata punuan. |
25. |
Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). |
26. |
Vetëm thënie: selam pas selami. |
27. |
E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve? |
28. |
Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). |
29. |
Të bananeve me fruta palë-palë. |
30. |
Nën hije të përhershme. |
31. |
Pranë ujit rrjedhës. |
32. |
Edhe ndër pemë shumë llojesh. |
33. |
Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. |
34. |
Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). |
35. |
Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). |
36. |
Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. |
37. |
Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe. |
38. |
(Ato janë) për ata të djathtët. |
39. |
(Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit). |
40. |
Janë shmë nga më të vonshmit. |
41. |
E të majtit, çështë puna e të majtëve? |
42. |
Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë. |
43. |
Dhe në errësirë tymi. |
44. |
As e freskët e as e këndshme. |
45. |
Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve). |
46. |
Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh. |
47. |
Dhe ishin që thonin: A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi? |
48. |
A edhe prindërit tanë të hershëm? |
49. |
Thuaj: Edhe të parët edhe të fundit! |
50. |
Kemi për tu tubuar në një ditë të caktuar! |
51. |
Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë! |
52. |
Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë! |
53. |
Prej saj keni për ti mbushur barqet! |
54. |
E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar! |
55. |
Do të pini si deveja e etshme! |
56. |
Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit. |
57. |
Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)? |
58. |
A më tregoni për farën që e dredhni, |
59. |
A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë? |
60. |
Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë. |
61. |
Që tju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe tju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju. |
62. |
Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni. |
63. |
A nuk e shihni atë që e mblidhni? |
64. |
A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë? |
65. |
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë). |
66. |
Ska dyshim se ne mbetëm të dëmtuar. |
67. |
Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar). |
68. |
A e shihni ujin që po e pini? |
69. |
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë? |
70. |
Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni? |
71. |
A e keni parë zjarrin që ju e ndizni? |
72. |
A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues? |
73. |
Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë). |
74. |
Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh. |
75. |
Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve. |
76. |
E ai është betim imadh, sikur ta dini! |
77. |
Se me të vërtetë ai është Kuran i famshëm. |
78. |
Është në një libër të ruajtur. |
79. |
Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket). |
80. |
Është i zbritur prej Zotit të botëve. |
81. |
A, ndaj këtij ligjërimi (Kurani) ju jeni që e gënjeni. |
82. |
Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni. |
83. |
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt. |
84. |
E ju në atë moment shikoni (se çpo i ngjet). |
85. |
E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni. |
86. |
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra), |
87. |
(Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë). |
88. |
E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit). |
89. |
Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm. |
90. |
Po në qoftë se është nga të djathtët? |
91. |
Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet). |
92. |
E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur, |
93. |
Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë. |
94. |
Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit. |
95. |
E ska dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. |
96. |
Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar |