55. Rahman

1.

Rrahmani – Mëshiruesi (Zoti ynë),

2.

Ai ia mësoi Kur’anin

3.

E krijoi njeriun.

4.

Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).

5.

Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.

6.

Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).

7.

Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.

8.

Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.

9.

Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!

10.

Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.

11.

Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.

12.

Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).

13.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?

14.

Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.

15.

Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0 e zjarrit.

16.

E , cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?

17.

Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve.

18.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.

19.

Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.

20.

Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.

21.

E,cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

22.

Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.

23.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

24.

Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.

25.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

26.

çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.

27.

E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!

28.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

29.

(Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj. ).

30.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

31.

Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju , o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).

32.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

33.

O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.

34.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

35.

Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.

36.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

37.

E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.

38.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

39.

Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.

40.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni?

41.

Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.

42.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj poe mohoni?

43.

Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.

44.

Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.

45.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?

46.

E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete.

47.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

48.

(Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.

49.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

50.

Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.

51.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

52.

Në ata të dy, prej të gjtitha pemëve ka nga dy lloje.

53.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

54.

Të mbështëetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.

55.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?

56.

Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.

57.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

58.

Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë0.

59.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

60.

A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!

61.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

62.

E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.

63.

Po cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?

64.

Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.

65.

E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?

66.

Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.

67.

E, cilën të mirë të Zoti tuaj po e mohoni?

68.

Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.

69.

E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

70.

Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).

71.

E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

72.

Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).

73.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

74.

Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.

75.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

76.

Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.

77.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

78.

I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!