1. |
Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh). |
2. |
Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: Kjo është magji e vazhdueshme! |
3. |
Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit. |
4. |
Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë). |
5. |
Urtësi e përsosur (është Kurani)! Po sa bëjnë dobi qortimet! |
6. |
Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm. |
7. |
Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur. |
8. |
Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: Kjo është ditë e vështirë. |
9. |
Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: I marrë! dhe iu bë kërcënim. |
10. |
E ai iu drejtua Zotit të vet: Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo! |
11. |
Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit. |
12. |
Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar. |
13. |
E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara. |
14. |
Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur). |
15. |
Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim? |
16. |
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im! |
17. |
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim? |
18. |
Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi? |
19. |
Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë. |
20. |
I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura. |
21. |
Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime? |
22. |
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë? |
23. |
Themudi përgënjeshtroi të dërguarit. |
24. |
E thamë: A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi! |
25. |
A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh. |
26. |
Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi! |
27. |
Ne atyre do tua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim. |
28. |
Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet. |
29. |
Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë. |
30. |
E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im? |
31. |
Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë , e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet). |
32. |
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim? |
33. |
Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet. |
34. |
Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta. |
35. |
(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon. |
36. |
Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime. |
37. |
Ata deshën tu afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia! |
38. |
E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm. |
39. |
Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim! |
40. |
Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai? |
41. |
Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje. |
42. |
Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti. |
43. |
A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit? |
44. |
A mos po thonë: Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar? |
45. |
Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa. |
46. |
Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur. |
47. |
Ska dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh. |
48. |
Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. Vuanie dënimin Sekar. (emër i një Xhehennemi). |
49. |
Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar. |
50. |
Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë. |
51. |
Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim? |
52. |
Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime. |
53. |
Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh). |
54. |
Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj. |
55. |
Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu). |