52. Tur

1.

Pasha Turin

2.

Dhe librin e shkruar në rreshta

3.

Në lëkurë të shtrirë.

4.

Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin nëqiell).

5.

Pasha kulmin e ngritur (qiellin).

6.

Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë nëkijamet).

7.

Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da tëndodhë.

8.

Atë nuk ka kush që mund ta largojë.

9.

Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.

10.

Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.

11.

Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët.

12.

Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.

13.

Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit.

14.

Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.

15.

A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jenivebëruar siç u verbëruan në dynja).

16.

Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nukbëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat.

17.

Ata të devitshmit janë në kopshte e në begati.

18.

Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajtiZoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit.

19.

(U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruatmirë.

20.

Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne ushoqëruam atyre hyri symëdha.

21.

E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin mebesim,Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmënga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.

22.

Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata edëshirojnë.

23.

Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë tëkota e as mëkat.

24.

Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë tëkota e as mëkat.

25.

Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyrenë dynja).

26.

(Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishimata që frikësoheshim.

27.

E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimittë erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.

28.

Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai ështëbamirës, meshirues”.

29.

Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntimë e Zotiti tëndti nuk je as falltor, as i çmendur.

30.

E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”.

31.

Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”.

32.

A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë,apo ata janë popull renegat?

33.

A mo ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por atanuk besojnë.

34.

Pra, ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.

35.

A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?

36.

A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janëtë bindur.

37.

A mos te ata ata janë depot e Zotit tënd, apo ata imbizotërojnë?

38.

A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë?Prra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!

39.

A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?

40.

A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuarmga tagri?

41.

A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?

42.

A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk beuanbijnë vetë në kurth.

43.

A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë ështëAll-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.

44.

Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë,ata do të thoshin: “Është e re e dendur!”

45.

Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre,kur do të shtangen.

46.

Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi sgjë e asdo të ndihmohen.

47.

Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim mëtë afërt se sa si (kijameti), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë.

48.

Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nënmbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!

49.

Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nukduken më.