1. |
Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë. |
2. |
Për retë që e bartin shiun e rëndë. |
3. |
Për anijet që lundrojnë lehtë. |
4. |
Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve. |
5. |
Ska dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt. |
6. |
Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër. |
7. |
Për qiellin plot rrugë. |
8. |
Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore, |
9. |
Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur. |
10. |
Mallkuar qofshin gënjeshtarët! |
11. |
Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri). |
12. |
E pyesin: Kur është dita e gjykimit? |
13. |
Dita kur ata digjen në zjarr. |
14. |
Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit tju shpejtohet. |
15. |
Të devotshmit janë në kopshte e burime. |
16. |
Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës. |
17. |
Ata qenë të cilët pak flinin natën. |
18. |
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata. |
19. |
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp). |
20. |
Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. |
21. |
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni? |
22. |
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. |
23. |
Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni. |
24. |
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit? |
25. |
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: Të përshendesin me paqe! (E më vete tha): Njerëz të panjohur! |
26. |
Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur. |
27. |
Atë ua afroi atyre e tha: Përse nuk po hani? |
28. |
Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: Mos kij frikë! Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm. |
29. |
E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: Unë jam një plakë që nuk lind! |
30. |
Ata (engjëjt) thanë: Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi. |
31. |
Ai (Ibrahimi) tha: E çështë puna juaj, o ju të dërguar? |
32. |
Ata thanë: Ne jemi të dërguar te një popull kriminel! |
33. |
Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)! |
34. |
(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate). |
35. |
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam). |
36. |
Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane. |
37. |
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur. |
38. |
(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta. |
39. |
E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: Është magjistar, ose është i çmendur! |
40. |
E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë. |
41. |
Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese, |
42. |
E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë. |
43. |
Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë . |
44. |
E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin. |
45. |
Dhe nuk mundën as të ngriten e as ti kundërvihen. |
46. |
Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur. |
47. |
Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë. |
48. |
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi. |
49. |
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit). |
50. |
Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët. |
51. |
E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që tju tërheqë haptazi vërejtjen. |
52. |
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: Është magjistar ose është i çmendur! |
53. |
A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat. |
54. |
Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar. |
55. |
Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi. |
56. |
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. |
57. |
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. |
58. |
All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti. |
59. |
Ska dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij. |
60. |
Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar! |