1. |
Kaf, pasha Kuranin e lavdishëm (do të ringjalleni)! |
2. |
Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi tyre, andaj jobesimtarët thanë: Kjo është diçka shumë e çuditshme. |
3. |
A pasi të vdesim e të bëhemi dhe (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është |
4. |
Ne dimë se çpakësohet (çtret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit). |
5. |
Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme. |
6. |
A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti. |
7. |
Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. |
8. |
(I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti). |
9. |
Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren. |
10. |
Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me frua të paluara njëri mbi tjetrin. |
11. |
ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja. |
12. |
Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi. |
13. |
Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit. |
14. |
Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan dënimin Tim. |
15. |
A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri. |
16. |
Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se çpëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. |
17. |
Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë. |
18. |
Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm. |
19. |
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur. |
20. |
Dje i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim). |
21. |
E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. |
22. |
(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e NE ta tërhoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë. |
23. |
E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati. |
24. |
Ju të dy (engjëjt) hidhinie në Xhehennem secilin mohues kryeneç. |
25. |
Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe. |
26. |
I cili All-llahut i shoqëroi Zot tjetër , pra hidhnie atë në vuajtjet më të rënda. |
27. |
E shoku i tij (djalli) thotë: Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg. |
28. |
Ai (All-llahu) thotë: Mos u gridni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. |
29. |
te Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit. |
30. |
(Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: A je mbushur? E, ai thotë: A ka ende? |
31. |
Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. |
32. |
Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. |
33. |
Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. |
34. |
(U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. |
35. |
Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë. |
36. |
E sa e sa brezni para tyre kemi shkatërruar e që ishin më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për ti ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje? |
37. |
Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë me vëmendje, ka argumente. |
38. |
Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje. |
39. |
Po ti (Mumahed) me përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para përendimit madhëro e falënderim Zotin tënd. |
40. |
Falu për të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz). |
41. |
Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt. |
42. |
Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave). |
43. |
Ska dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre. |
44. |
Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne. |
45. |
Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kuran atë që i ka frikë kërcënimit Tim. |