1. |
Ha, Mimë. |
2. |
Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)! |
3. |
Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam tu tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm. |
4. |
Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë. |
5. |
Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. Ska dyshim se Ne dërguam të dërguar. |
6. |
(E zbeitëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi. |
7. |
Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur. |
8. |
Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë. |
9. |
Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur. |
10. |
Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret. |
11. |
Ai (tymi) i përfdhinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm. |
12. |
(Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë. |
13. |
Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)? |
14. |
Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe thanë: I mësuar prej dikujt, i çmendur. |
15. |
Ne do tua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do ti ktheheni kotësisë. |
16. |
(Përkujto) Ditën kur do ti kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do tu hakmerremi. |
17. |
Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm. |
18. |
(U pat thënë): Të mi dorëzoni robërit e All-llahut, unë sjell argument të sigurt. |
19. |
E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt. |
20. |
Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni). |
21. |
E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)! |
22. |
E thirri Zotin e vet: Këta janë popull kriminelë. |
23. |
(Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur. |
24. |
Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet. |
25. |
Sa kopshte e kroje kanë lënë! |
26. |
Edhe ara të mbjella e vende të bukura. |
27. |
dhe sa të mira që i kanë përjetuar. |
28. |
Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër. |
29. |
Prë ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat. |
30. |
Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënqmuese, |
31. |
Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm. |
32. |
Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe. |
33. |
Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë. |
34. |
E këta (populli yt) me siguri do të thonë: |
35. |
Ska tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi! |
36. |
Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)! |
37. |
A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë. |
38. |
Ne nuk krijuam qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, pa një qëllim. |
39. |
Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë. |
40. |
Ska dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është e caktim i të gjithë atyre. |
41. |
Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen. |
42. |
Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi. |
43. |
Është e vërtetë se pema e Zekumit, |
44. |
Do të jetë ushqim i mëkatarëve. |
45. |
vlon si katran (si pezhgeja) në barqet. |
46. |
Ashtu si vlon uji i valë. |
47. |
(U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne ne mes të Xhehennemit. |
48. |
Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin. |
49. |
(I thuhet): Shijoje! se ti je ai forti, i autoritetshmi. |
50. |
E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit. |
51. |
Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. |
52. |
Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin. |
53. |
Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. |
54. |
Ja kështu, edhe e martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija). |
55. |
aty kërkojnë tu sillen çdo lloj peme dhe atyjanë të sigurt. |
56. |
Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit. |
57. |
(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh. |
58. |
Ne ua bëmë të lehtë atë (Kuranin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marin mësim. |
59. |
(Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur. |