1. |
Ja, Sinë! |
2. |
Pasha Kuranin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë. |
3. |
Ska dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve. |
4. |
Je në një rrugë të drejtë. |
5. |
(Kurani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit. |
6. |
Për tia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. |
7. |
Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë. |
8. |
Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart. |
9. |
Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin. |
10. |
Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. |
11. |
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kuranin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë. |
12. |
Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh). |
13. |
Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit. |
14. |
Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: Ne jemi të dërguar te ju. |
15. |
Ata (fshatarët) thanë: Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë. |
16. |
Ata thanë: Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju. |
17. |
Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç tju kumtojmë ashtu qartë. |
18. |
Ata (fshatarët) thanë: Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do tju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh. |
19. |
Ata (të dërguarit) thanë: Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar! |
20. |
Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: O populli im, dëgjoni të dërguarit! |
21. |
Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes! |
22. |
E, çkam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni. |
23. |
A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë,e as që do të më shpëtjnë. |
24. |
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët. |
25. |
Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni! |
26. |
Atij i është thënë: Hyn në Xhennet! e ai tha: Ah, sikur ta dinte populli im, |
27. |
për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve! |
28. |
Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër, |
29. |
përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur). |
30. |
O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të. |
31. |
A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen. |
32. |
Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh. |
33. |
Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë. |
34. |
Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji). |
35. |
Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë. |
36. |
I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë. |
37. |
Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr. |
38. |
Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit. |
39. |
Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë). |
40. |
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion. |
41. |
Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot. |
42. |
Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që ti hipin. |
43. |
E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin. |
44. |
Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar. |
45. |
E kur u thuhet atyre: Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do tju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë). |
46. |
Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën. |
47. |
Dhe kur u thuhej: Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!. |
48. |
Dhe thoshin: Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim? |
49. |
(All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete. |
50. |
E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre. |
51. |
Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. |
52. |
E thonë: Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre? E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit. |
53. |
Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh. |
54. |
Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat. |
55. |
Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. |
56. |
Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë. |
57. |
Aty kanë pemë dhe çka të duan. |
58. |
Kanë Selam, thënie e Zotit mëshirues! |
59. |
E tash, ju kriminelë, ndahuni! |
60. |
O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? |
61. |
*Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! |
62. |
Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend? |
63. |
Ky është Xhehennemi që juve u premtohe. |
64. |
Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë! |
65. |
Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan. |
66. |
E sikur të duam Ne do tua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin? |
67. |
Dhe sikur të duam, do ti kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa. |
68. |
E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar? |
69. |
Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kuran i qartë. |
70. |
Për tia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët. |
71. |
A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë. |
72. |
Dhe ua bëmë ato që tu biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen. |
73. |
Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë? |
74. |
Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre. |
75. |
Ata nuk mund tu ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre. |
76. |
E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë. |
77. |
A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë. |
78. |
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? |
79. |
Thuaj: I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. |
80. |
Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni. |
81. |
A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi. |
82. |
Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm ti thotë: Bëhu! Ai menjëherë bëhet. |
83. |
I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni. |