1. |
Njërezve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të. |
2. |
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kuran) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar. |
3. |
Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do tia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini? |
4. |
Ai (Muhammedi) tha: Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi! |
5. |
Ata madje thanë: (për Kuranin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le te na e sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)! |
6. |
Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta? |
7. |
Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm. |
8. |
Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm). |
9. |
Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm. |
10. |
A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj? |
11. |
Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e ne vend të tyre sollëm popull tjetër. |
12. |
E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi. |
13. |
(atëherë atyre u thuhet) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kndër tyre). |
14. |
Ata thonin: O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë! |
15. |
Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur). |
16. |
Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar). |
17. |
Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë. |
18. |
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj. ). |
19. |
Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë! E ata që janë pranë TIj (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadet) monotn. |
20. |
Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten. |
21. |
A mos morën ata zota prej toke që mund të ringjallin (të vdekurit)? |
22. |
Sikur të kushte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allhut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zot i Arshit. |
23. |
Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten. |
24. |
A përvetësuan ata zota tjerë pos Tij? Thuaj: Sillne argumentin tuaj? Ky (Kurani) është argument për këta që janë më mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështojnë. |
25. |
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni! |
26. |
E ata thanë: I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë! Larg asaj qoftë madhëria e Tij! Ja ata jnanë rob të ndershëm! |
27. |
Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhërin e Tij. |
28. |
Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të pakujdesshëm. |
29. |
Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është Xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët. |
30. |
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? |
31. |
Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë në mënyrë që ata të dinë të orientohen. |
32. |
Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve. |
33. |
Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. |
34. |
Ne, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë? |
35. |
çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e NE, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne. |
36. |
E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): A ky është ai që përgojon zotët tuaj! E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë. |
37. |
Njeriu nga vet natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do tua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni tu vie më shpejtë. |
38. |
Ata thanë: Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse thoni të vërtetën? |
39. |
Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk d të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë). |
40. |
Por atyre do tu vijë befas, do ti tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat. |
41. |
Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, e ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin. |
42. |
Thuaj: Kush u mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën en ditën? Por jo, ata i kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre. |
43. |
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund ti ndihmojnë vetvetes (e lërë më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi. |
44. |
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)? |
45. |
Thuaj: Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja. |
46. |
E sikur ti godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi! |
47. |
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës. |
48. |
Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin e të vërtetës e të kotës – Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit. |
49. |
Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit. |
50. |
Edhe ky (Kurani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni. |
51. |
Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi). |
52. |
Kur ai babai dhe popullit të vet u: çjanë këto statuja që i adhuroni? |
53. |
Ata thanë: I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin. |
54. |
Ai u tha: Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur! |
55. |
Ata thanë: Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh! |
56. |
Atëherë ai tha: Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve e i tokës, ështëai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë! |
57. |
Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për tia bërë atë që duhet statujave tuaja! |
58. |
Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata më shpresë se atij do ti drejtohen (për të kuptuar se kush i theu). |
59. |
(Kur u kthyen ii panë) Ata thanë: Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel! |
60. |
(pastaj) hanë: Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim. |
61. |
Ata thanë: Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënijmë). |
62. |
I thanë: A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim? |
63. |
Ai tha: Jo, por atë, e bëri i madhi i tytre, ju pyetni ata nëse janë që flasin? |
64. |
Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: Vërtet, ju jeni ata të gabuarit (pse adhuroi gjëra të këto). |
65. |
Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në koëfortësi) dhe thanë: Po ti e ke ditur se këta nuk flasin! |
66. |
Ai tha: A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi? |
67. |
Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni? |
68. |
Atëherë ata thanë: Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni tu ndihmoni! |
69. |
Po Ne i thamë: O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin! |
70. |
Ata deshën ti bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit. |
71. |
E Ne shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz. |
72. |
Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë). |
73. |
Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë. |
74. |
Lutit Ne i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanim) që bënë punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur. |
75. |
Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve. |
76. |
(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë – pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe luttjen)e ate dhe familjen e tij e shpëtuam nga ia tmerri i madh. |
77. |
Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë ata. |
78. |
(Përkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çëshjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e ati populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre. |
79. |
E sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjegjen e saktë), po secilit (prej) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne e bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashk me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë. |
80. |
Ne e mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që të ju mbrajnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë? |
81. |
Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës se tuj ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithëdijshëm për çdo gjë. |
82. |
Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin). |
83. |
(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit! |
84. |
Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë prkujtim për të devotshmit. |
85. |
(Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë ishin të durueshëm. |
86. |
Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve. |
87. |
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do ti vijë më ouna ngushtë, po në errësira ai tha se: Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes! |
88. |
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtoëmë Ne besimtarët. |
89. |
(Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt). |
90. |
Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh. |
91. |
(Përkujto) Edhe atë që e ruajti nderin e saj, Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit. |
92. |
Kjo fe është e juaja dhe është e vetmja fe (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua. |
93. |
Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrëputist etj. ), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne. |
94. |
E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtarë, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato. |
95. |
Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë). |
96. |
Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi. |
97. |
Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangët sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (momment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj. |
98. |
Ju, dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e Xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të. |
99. |
Sikur të kishit qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. |
100. |
Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojë. |
101. |
E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg tij (Xhehennemit). |
102. |
102 Ata nuk nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë. |
103. |
Ata nuk do ti shqetësojë ajo frika e madhe (e fyerjes së gurit), dhe do ti presin engjëjt (duke u uruar): Kjo është dita e juaj që u premtohej. |
104. |
(Përkujto) Atë ditë kur Ne e paloj qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligimi yni, e Ne e bëjmë këtë. |
105. |
Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë. |
106. |
Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm. |
107. |
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat. |
108. |
Thuaj: Mua më shpallet se Zoti i juaji është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni? |
109. |
E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: Unë u njoftova ju në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni? |
110. |
Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fashehtë. |
111. |
E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë. |
112. |
Ai (Muhammedi) tha: Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani! |