104. Humeze

1.

Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit),

2.

Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.

3.

E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm.

4.

Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.

5.

E çka dini ti se ç’është Hutame?

6.

Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.

7.

Që depërton deri në loçkë të zemrës.

8.

Ai i mbyll ata, ua zë frymën.

9.

Ata janë të lidhur në pranga