1. |
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)! |
2. |
Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre – të vdisni). |
3. |
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! |
4. |
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni! |
5. |
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). |
6. |
Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin. |
7. |
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht. |
8. |
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas). |