101. Kari’a

1.

Krisma e kijametit.

2.

Ç’ka është krisma?

3.

Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma?

4.

Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.

5.

Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.

6.

E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,

7.

Ai është në një jetë të këndshme.

8.

Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,

9.

Vendi i tij do të jetë në Havije.

10.

E ç’është ajo që të njoftoi ç’është ai (Havije)?

11.

Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.