1. |
Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata tigodasë dënimi i rëndë! |
2. |
Ai tha: O populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë. |
3. |
Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni. |
4. |
Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini. |
5. |
Ai tha: O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. |
6. |
Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen. |
7. |
Dhe sa herë që unë i thirritja ata për tu falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë. |
8. |
Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi. |
9. |
Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi. |
10. |
Unë u thashë: Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; |
11. |
Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, |
12. |
Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj. |
13. |
çështë me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? |
14. |
Kur Ai ju krijoi në disa etapa. |
15. |
A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate). |
16. |
Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues. |
17. |
Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë. |
18. |
Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish. |
19. |
All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë. |
20. |
Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera. |
21. |
Nuhu tha: Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin. |
22. |
Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha. |
23. |
Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n. |
24. |
Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje. |
25. |
Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë. |
26. |
E Nuhu tha: O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët! |
27. |
Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do ti humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë. |
28. |
Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim. |