1. |
O ti i mbuluar! |
2. |
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). |
3. |
Dhe madhëroje Zotin tënd! |
4. |
Dhe rrobat tua pastroji! |
5. |
Dhe të keqës së ndyrë largohu! |
6. |
Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! |
7. |
Dhe për hir të Zotit tënd duro! |
8. |
E,kur të fryhet në Sur, |
9. |
Atëherë ajo është ditë e vështirë. |
10. |
Për jobesimtarët është jo e lehtë. |
11. |
Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar. |
12. |
Dhe bëra këtë pasuri të madhe. |
13. |
E bëra edhe me djem që i ka me vete. |
14. |
Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë. |
15. |
E ai lakmon që ti shtoj edhe më tepër. |
16. |
E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona! |
17. |
Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm. |
18. |
Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kuranin). |
19. |
Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte? |
20. |
Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte? |
21. |
Ai sërish thellohej në mendime. |
22. |
Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë. |
23. |
Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi. |
24. |
E tha: Ky (Kurani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve. |
25. |
Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish! |
26. |
E Unë atë do ta hedhë në Sekar! |
27. |
E, ku e di ti se çka është Sekar? |
28. |
Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur. |
29. |
Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. |
30. |
Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë. |
31. |
E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kuran) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan tu shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: çka dashti All-llahu me këtë shembull? Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz. |
32. |
Jo, nuk është ashtu, Pasha hënën! |
33. |
Edhe natën kur tërhiqet! |
34. |
Edhe agimin kur agon! |
35. |
Ska dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha. |
36. |
Është vërejtje për njerëz! |
37. |
Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë. |
38. |
Secili njeri është pengë i veprës së vet. |
39. |
Përveç atyre të djathtëve. |
40. |
Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, |
41. |
Përkitazi me kriminelët (e u thonë): |
42. |
çka u solli juve në Sekar? |
43. |
Ata thonë: Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin ( që bënin namaz); |
44. |
Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit; |
45. |
Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota. |
46. |
Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit. |
47. |
Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)! |
48. |
E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve, |
49. |
Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kurait)? |
50. |
Ata ishin si gomarë të trembur (të egër). |
51. |
Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit). |
52. |
Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte ti jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë). |
53. |
E jo! Por ata janë që nuk frikësohen botës tjetër. |
54. |
Dhe jo! Se ai (Kurani) është këshillë e lartë. |
55. |
E kush do, këshillohet me të. |
56. |
Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është i denjë për tiu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh! |