1. |
Betohem në ditën e kijametit; |
2. |
Betohem në shpirtin që është shumë qortues! |
3. |
A mendon njeriu se nuk do ti tubojmë eshtrat e tij? |
4. |
Po, do tia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët tia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij! |
5. |
Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate. |
6. |
Andaj edhe pyet: Kur është dita e kijametit? |
7. |
E, kur të merren sytë (të parët)? |
8. |
E të zëhet hëna (errësohet), |
9. |
Dhe të bashkohet dielli e hëna. |
10. |
Atë ditë njeriu do të thotë: Nga të iket! |
11. |
Jo, nuk ka strehim! |
12. |
Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku! |
13. |
Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa. |
14. |
Po njeriu është dëshmitar i vetvetes. |
15. |
Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta. |
16. |
Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kuranin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë! |
17. |
Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij! |
18. |
E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij. |
19. |
Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë. |
20. |
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë). |
21. |
Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin). |
22. |
Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). |
23. |
Që Zotin e tyre e shikojnë. |
24. |
Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda. |
25. |
Që presin tu thyhet kurrizi (të shkatërrohen). |
26. |
Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit), |
27. |
Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): Kush do ta shërojë? |
28. |
Dhe ai bindet se ai po ndahet. |
29. |
E ti puqet kofsha për kofshe (ti vështirësohet gjendja). |
30. |
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet. |
31. |
E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë. |
32. |
Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën. |
33. |
Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk. |
34. |
Të është afruar ty e keqja e tu afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri). |
35. |
Edhe nje herë tu afrua ty e keqja; tu afroftë! |
36. |
A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie). |
37. |
A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet. |
38. |
E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi? |
39. |
Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën. |
40. |
A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit? |