1. |
Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. |
2. |
Ngase atij i erdh i verbëri. |
3. |
E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. |
4. |
Apo do të këshillohet dhe këshilla do ti bëjë dobi! |
5. |
E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, |
6. |
Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)! |
7. |
Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet. |
8. |
Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti, |
9. |
Dhe meqë ai frikësohet, |
10. |
E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij), |
11. |
Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla. |
12. |
Kush do merr mesim nga kjo (nga Kurani). |
13. |
Është këshillë në flet të çmueshme. |
14. |
Me vlerë të lartë e të ruajtur. |
15. |
Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve). |
16. |
Të nderuar e të ruajtur. |
17. |
Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai! |
18. |
Po prej çkafi e krijoi Ai atë? |
19. |
Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti. |
20. |
Pastaj atij ia lehtësoi rrugën. |
21. |
Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët). |
22. |
Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë. |
23. |
Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai. |
24. |
Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. |
25. |
Ne lëshuam shi të mjaftueshëm. |
26. |
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, |
27. |
Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra |
28. |
Edhe rrush e perime, |
29. |
Edhe ullinj e hurma, |
30. |
Edhe kopshte të dendura, |
31. |
Dhe pemë e kullosa, |
32. |
Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj. |
33. |
E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit); |
34. |
Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, |
35. |
Prej nënës dhe prej babait të vet, |
36. |
Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet. |
37. |
Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. |
38. |
Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura, |
39. |
Të buzëqeshura e të gëzuara. |
40. |
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara, |
41. |
Që i ka mbuluar errësira e zezë, |
42. |
E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët. |